Besueshmëri
I njëjti person për familjen tuaj — pa surpriza.
Rreth nesh
Pranë Teje është një shërbim kujdesi dhe shoqërie për të moshuarit në Kosovë, i krijuar për familjet që jetojnë jashtë shtetit. Ju punoni dhe jetoni larg — ne qëndrojmë pranë prindërve tuaj, në shtëpinë e tyre, me besueshmëri të lartë dhe diskrecion.

Këtë histori e njohim mirë: prindërit mbeten në Kosovë, ndërsa fëmijët punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit. Telefonatat ndihmojnë — por nuk zëvendësojnë një person të besueshëm që vjen rregullisht, që bën pazarin, gatuan një supë dhe ulet për një kafe.
Pranë Teje e organizon këtë ndihmë për ju: një person i njëjtë dhe i besueshëm që vjen rregullisht te prindërit tuaj, dhe një familje që mbetet e informuar — me raport pas çdo vizite.
Emri thotë gjithçka: të jemi pranë teje — edhe kur ju nuk mund të jeni.
Vlerat tona
I njëjti person për familjen tuaj — pa surpriza.
Nderojmë privatësinë dhe dinjitetin e çdo familjeje.
Raport pas çdo vizite — ju dini gjithmonë çfarë ndodhi.
Ne i qëndrojmë ritmit, zakoneve dhe dëshirave tuaja.
Përzgjedhja
Çdo bashkëpunëtore kalon procesin tonë të përzgjedhjes, intervistën dhe verifikimet përkatëse para se t'i caktohet një familje. Ju e njihni personin para orës së provës — dhe ju e dini gjithmonë se kush vjen dhe kur.

Hapi i parë
Një bisedë e shkurtër mjafton për të kuptuar si mund t'ju ndihmojmë — pa obligim.